Çatia e një pallati 3-katesh në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës është dëmtuar nga moti i keq. Objekti i ndërtuar para viteve 80 ka patur dëmtime që nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019-të dhe situata e motit e ka përkeqësuar edhe më shume situatën.

Uji i shiut ka depërtuar brenda apartamenteve në të gjitha katet dhe në bizneset që ndodhen në katin e parë.

Aktualisht nga parashikimet meteorologjike të IGJEUM, thuhet se deri në 11 janar do të ketë reshje intensive të shiut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re