Tërmeti me magnitudë 7.2 ballë ka tronditur Taivanin juglindor.

 

Deri tani nuk dihet numri i saktë i viktimave, ndërsa dëmet në infrastrukturë janë të mëdha.

 

Mediat e Taivanit kanë publikuar pamje tonditëse, teksa shihet një tren ekspres i cili ka dalë nga shinat teksa ka qenë duke udhëtuar nga Hualien në Taitung.

 

Në bord kanë qenë të pranishëm 20 pasagjerë, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, ndonëse gjashtë nga vagonët e trenit dolën jashtë shinave.

 

Central News Agency (CNA) bën me dije se sipas Administratës së Hekurudhave të Tajvanit, tërmeti shkaktoi shembjen e një tende betoni në stacionin Dongli të Hualien.

 

Tërmeti me magnitudë 6.8 të dielën shkaktoi gjithashtu shembjen e urës Gaoliao në Hualien, me raporte të pakonfirmuara për njerëz dhe automjete në urë kur goditi tërmeti.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re