Policia ka gjetur motorin e përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Bëhet me dije se motomjeti është gjetur në fshatit Kakarriq të Lezhës.

 

Motori është përdorur nga portugezi, Ruben Saraiva.

 

Dyshohet se Edmond Haxhia, i cili mban edhe shtetësinë shqiptare, edhe atë britanike, është ai që ka porositur dhe financuar atentatin mafioz.

 

Steven Hunt, shtetasi britanik, kishte detyrën të vëzhgonte lëvizjet e Nikulajt.

 

Haxhia dhe 5 shtetas të huaj bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të vrarë Nikulajn brenda lokalit të tij në Shëngjin, ndërsa gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.

 

Nga ana tjetër, autoritetet po punojnë për lokalizimin e autorëve.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re