Fqinja e nënës dhe vajzës që u vetëflijuan në banesë në zonën e Kombinatit ka treguar për mediat se ato kishin disa ditë që nga koha e pandemisë që qëndronin të mbyllura në banesë.

Ajo ka deklaruar se e ëma dilte e bënte pazar, ndërsa vajzat nuk i kishte parë prej kohësh, që nga fillimi i karantinës. Fqinja u shpreh se e zonja e shtëpisë nuk e kishte të shoqin, pasi ai kishte ndërruar jetë disa vite më parë.

“Në kohën e pandemisë ato u mbyllën brenda. Ajo e ëma punonte. Ajo pastronte shtëpi. Vajzat kanë punuar por u shkurtuan nga pandemia. Si familje kanë qenë të shkëlqyera. Kishin ca kohë që jetonin këtu. Ajo e ëma dilte bënte Pazar. Bashkëshorti i kishte vdekur.

Nuk e disa nga se. Kur ka ardhur te ne ka qenë pa të shoqin. Që në pandemi ishin mbyllur. E ëma dilte. Kisha ca kohë pa i parë. Kishte vetëm dy vajza.

Nuk e mbaj mend kur i kam parë për herë të fundit. Jetojmë në një pallat po secili shikon hallin e vet. Të gjithë janë me probleme. Ka një motër në pallatin tjetër, vinin shpesh i shikonin”, u shpreh ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re