Skip to content

Fqinjët e denoncuan pasi dyshonin se ai dhunonte të shoqen, shqiptari mbyll gruan dhe fëmijët në shtëpi! 45-vjeçarja e mohon: E bëri sepse donte…

Një ngjarje dhune në familje raportohet se ka ndodhur në Trikala në Greqisë, ku një 52-vjeçar shqiptar ka mbyllur gruan dhe fëmijët në shtëpi dhe është larguar.

Sipas informacioneve nga mediat greke, sjelljen e çuditshme të çiftit e kanë denoncuar në Polici fqinjët, duke raportuar se nga shtëpia ku jetonte 52-vjeçari, ndonjëherë dëgjoheshin debate dhe britma.

Pas denoncimit, Policia ka nisur hetimet dhe nga provat rezultoi se 52-vjeçari shqiptar, ka mbyllur dyert dhe dritaret e shtëpisë kur është nisur për në punë, me qëllim që gruaja e tij 45-vjeçare dhe fëmijët e tyre të mos dilnin jashtë.

Pas kësaj, çifti është sjellë para prokurorit publik për të dëshmuar lidhur me rastin. Sipas mediave vendase, gruaja në dëshminë e saj ka pranuar se me të vërtetë i shoqi e ka mbyllur.

Siç tha ajo, 52-vjeçari këtë e ka bërë që ajo të “kujdeset për fëmijët”, megjithatë duke mohuar abuzimin.

Sipas të njëjtave informacione, çifti ka hyrë në një proces ndërmjetësimi për një shans të dytë mes tyre.

“”