Greqia dhe Turqia kanë vendosur anije luftarake në Mesdheun lindor, dhe tensionet midis dy vendeve kanë qenë të larta qëkur Ankaraja dërgoi një anije për të eksploruar burimet e energjisë në një zonë që Athina thotë se mbivendoset me raftin e saj kontinental, raporton AP.

Greqia e ka dënuar vendimin si një veprim të paligjshëm që shkel të drejtat e tij sovrane, duke deklaruar se anija kërkimore turke është brenda zonës që mbulon raftin e kontinentit grek.

Anijet luftarake greke kanë hyrë në zonë dhe po vrojtojnë anijen turke kërkimore ndeërkohë që ushtria është në gatishmëri, thanë zyrtarët.

Thirrja e Erdoganit

Zbulimet e fundit të gazit natyror dhe planeve të shpimit në Mesdheun lindor kanë çuar në një rritje të re të tensioneve. Në zemër të mosmarrëveshjes është se si llogaritet rafti kontinental i shtetit bregdetar dhe nëse duhet të llogariten ishujt. Turqia beson se qëndrimi i Greqisë është se kjo shkel ligjin ndërkombëtar.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis foli sot me Presidenten Katerina Sakellaropoulou për ta informuar atë për situatën në Mesdheun lindor, tha kabineti i tij. Ai gjithashtu planifikon të bisedojë me krerët e partive politike.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi mbrëmë pas një takimi katër-orësh të kabinetit që vendi i tij nuk do të kufizojë kërkimet e tij detare në zonat bregdetare, por gjithashtu dukej pajtues.

“Le të bashkohemi si vende mesdhetare, të gjejmë një formulë që është e pranueshme për të gjithë, që mbron të drejtat e të gjithëve. Ne jemi gjithmonë atje dhe të gatshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes dialogut mbi një bazë të drejtë. Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planet tona (në Mesdheun lindor) në fushën e diplomacisë deri sa të mbizotërojë sensi i pranueshëm mbi këtë çështje,” tha ai në një fjalim televiziv.

Tre herë në prag të luftës

Tensionet janë rritur në rajon në muajt e fundit mbi të drejtën për të eksploruar burimet detare të naftës dhe gazit. Muajin e kaluar, Turqia njoftoi se po pezullonte operacionet e saj të eksplorimit në Mesdheun lindor, i cili u pa si një lloj qetësie.

Javën e kaluar, megjithatë, Ankaraja dënoi një marrëveshje të nënshkruar nga Greqia dhe Egjipti për demarkacionin e kufijve detarë dhe zonave ekskluzive ekonomike për të drejtat e shpimit të naftës.

Vitin e kaluar, Turqia nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me qeverinë libiane në Tripoli, duke shkaktuar zemërim te Greqia, Qipro dhe Egjipti, të cilat thonë se marrëveshja shkel të drejtat e tyre ekonomike në Mesdhe. Bashkimi Evropian deklaroi se marrëveshja turke me Libinë përfaqëson një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe kërcënon stabilitetin në rajon.

Aleatët dhe fqinjët e NATO-s Greqia dhe Turqia kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada të tëra mbi një sërë çështjesh, përfshirë kufijtë detarë, dhe kanë qenë në prag të luftës tre herë që nga mesi i viteve 1970, duke përfshirë edhe një herë të drejtën për të eksploruar naftë në det të hapur.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re