Një person është raportuar nga fqinjët e tij se është gjetur pa shenja jete në një nga pallatet pranë zonës së shkollës “Qamil Guranjaku” në qytetin e Elbasanit.

Por ky njoftim ka rezultuar të jetë i pavërtetë duke qenë se pas mbërritjes në vendngjarje të policisë dhe forcave zjarrfikëse, u zbulua se personit në fjalë i kishte rënë të fikët.

Ekipet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e personit nga banesa, pasi raportohet se ai është i paralizuar. Fqinjët kishin tre ditë që nuk kishin dëgjuar asnjë lajm prej personit dhe kjo kishte shkaktuar panik.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re