Rreth 2 vite më parë Demirali Bame gjatë një konflikti për motive të dobta që ka pasur më fqinjin ka mbetur i lënduar pasi është rrahur, duke i shkaktuar thyerje të nofullës së poshtme.

Menjëhere ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku ka qëndruar rreth 18 ditë për tu rikuperuar si dhe më pas ka realizuar ndërhyrje në nofullën e poshtme.

Më rikuperimin e tij familja e ccoi cështjen në gjyq në të cilin kërkojnë që fajtori të marrë dënimin e duhur por kërkojnë dhe dëmshpërblim pasi shpenzimet për rikuperimin e tij kanë qënë të mëdha.

“Unë kur dola nga spitali une e dija se kartat ishin hedhur në gjyq por ata në i fshehin. Më datën 28 gusht hapa klubin, e kam të vogël që mbahem me buke e gjellë. Kur ardha në fillim gjeta një mace të ngordhur te dera, më kanë thyer pemen, rrushin.

E kam bërë të madhe për pemët për ti japur zonës gjelbërim, jo vetëm lagjet e tjera. Kur dola mbrapa murit tem, te pema e fundit pashë që ishte thyer. Unë i vajta atij si komshi. E kam pasur shok. Pse ma bërë këtë të keqen vëllai? Më ke hedhur edhe mace të ngorshur. Ai u përgjigj me një grusht. Për moshën që kam e përballova.

Kisha me vete edhe fshesën. Si përfundim ai më goditi papandehur. Unë iu përgjigja me një grusht. Erdhi pastaj i biri më goditi me grusht. E ëma i foli nga kati i katërt. Mos e godit i thonte.

Unë zura pemën se më ra të fikët. Ika në spital isha i trullosur. Mjekja tha urgjentisht në Tiranë. Kam ndenjur rreth 20 ditë në spital. Më iku nofulla”– ka thënë ai për Faxnews.

Gjyqi i rradhës është në datën 3 mars dhe Bame kërkon që drejtësia të vihet në vend.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re