Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” pa mbikëqyrje policore për kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” për çështjen e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit. E njëjta masë sigurie u caktua edhe për kreun e qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka dhe zv/kryetarin e bashkisë së këtij qyteti.

 

Përballe trupit gjykues, Frrokaj  tha se ishte ndier i ofenduar nga Prokuroria. Ai kërkoi që të mos ketë asnjë kufizim dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë. Avokati Adrian Leka tha se Fran Frrokaj u ndalua pa paraqitur asnjë provë, ndërsa në dosjen e Prokurorisë sipas tij, nuk ka asnjë dokument që fajëson kryebashkiakun për tjetërsim pronash në Shëngjin apo shpërdorim detyre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re