Vendimi i Francës për t’u bërë vend i parë në botë që e kthen abortin në një të drejtë kushtetuese ka shkaktuar polemika, mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të abortit.

Por ku qendron Shqipëria në këtë temë? Kjo ishte një ndër çështjet që u diskutuan në “Vizionin e Pasdites” me moderatore Brikena Priftin.

Lexo edhe :Related Posts

Lidhur me këtë aktivistja Suela Koçibellinj tha se vendimi i Francës për ta bërë abortin të drejtë kushtetuese është një vendim i mirë, pasi është drejat e çdo gruaje që të vendosë për trupin e saj.

“Ky ligj i jep qendrueshmëri, që ka pak shanse që të ndryshojë. Patjetër që ne jemi larg akoma, megjithatë ne e kemi një ligj, jemi në rrugën e lehtësimit të drejtës së gruas për të bërë abort. Absolutisht është e drejta e një gruaje për të vendosur për trupin e saj dhe për të vendosur nëse është gati të sjellë një fëmijë. Besoj fort te e drejta e fëmijës që të rritet në një familje që e do… Siç është e drejta të marrësh frymë është edhe e drejta e abortit. Një fëmijë meriton të vijë në jetë në një familje që e don”, tha aktivistja.

Suela Koçibellinj ceku dhe një problemtaikë që haset në vendin tonë.Ajo tha se burokracia e abortit në vendin tonë ka bërë që shumë vajza të mos arrijnë të kryejnë abortin për shkak se kalojnë shumë javë për të mbledhur firma.

Më tej ajo tha se vendin tonë ka ulje të lindshmërisë, pasi të rinjtë kërkojnë të stabilizohen në jetë me një punë të mirë dhe të ardhura dhe më pas vendosin për fëmijë.

Nga ana e tij gjinekologu, Avenir Balili, tha se shpreson që shembullin e Francës ta ndjekin edhe vendet e tjera evropiane, pasi liria e gruas për të bërë planifikim familjar është e drejtë që i takon asaj dhe askujt tjetër.

“Nuk e kisha menduar kurrë që duhej sanksionuar me kushtetutë e drejta e abortit. Po mendoj që vjen një qeveri nxjerr një ligj, vjen një tjetër qeveri që nxjerr një ligj tjetër, kështu që Franca bravo i qoftë, ka njerëz me mend Franca Anglia dhe e lanë të lirë abortin me kushtetutë. Franca e kishte 15 javë, deri në 12 javë aborti kryehet pa rrezikuar jetën e nënës, pas 12 javëve është içik e komplikuar por metodat e fundit e lejojnë deri në 16 javë pa problem fare. Shpresoj që shembullin e Francës ta ndjekin vende tjera evropiane të paktën. Liria e gruas për të bërë planifikim familjar është e drejtë që i takon asja dhe askujt tjetër”, tha gjinekologu.

Ndër të tjera Avenir Bilali foli edhe për disa raste të aborteve që ka hasur gjatë viteve të punës së tij si mjek gjinekolog.

“Prindrit kanë qenë pro abrortit kur vajzat kanë qenë të pamartuara,ose më e keqja i kanë gënjyer dhe kanë ikur jashtë shtetit i kanë lënë në mes të rrugëve. Por unë jam me këtë që një fëmij që rritet pa njërin nga prindërit është një fëmij me mangësira në jetë. Fëmija duhet të ketë nënë e babe”, tha mjeku.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re