Franca ka dërguar 54 tonë ndihma në Rripin e Gazës, i cili prej javësh është i ekspozuar ndaj sulmeve izraelite.

Ministria e Jashtme franceze në një postim në rrjetet sociale tha se tre avionë me ndihma humanitare për Gazën kanë mbërritur në Egjipt.

Raportohet se 54 tonë ndihma i janë dorëzuar Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane të cilat do të dërgohen në Gaza.

Më 26 tetor, Franca dërgoi një anije spitalore në Rripin e Gazës, ku kriza humanitare ka arritur nivele katastrofike për shkak të sulmeve izraelite.

Transportuesi francez i helikopterëve Tonnerre gjithashtu është vënë në funksion për të ofruar shërbime mjekësore dhe për të mbështetur spitalet në rajon.

Shumë shërbime shëndetësore u pezulluan në Gaza pasi Izraeli shënjestroi spitalet.

Ushtria izraelite nisi sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 10.022 palestinezë, duke përfshirë 4.104 fëmijë dhe 2.641 gra, u vranë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vdekurve në Izrael është rreth 1600.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe shpërnguljeve masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2,3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re