Franca ka dërguar një anije me helikopter në Gaza, i projektuar për të ofruar shërbime spitalore për trajtimin e të plagosurve.

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, në postimin e tij në llogarinë e rrjeteve sociale X, tha se anija me helikopter ka 40 shtretër, 2 salla operacioni, një dhomë me rreze x, një laborator dhe se anija do të shërbejë për trajtimin e fëmijëve të plagosur urgjentisht, veçanërisht në Gaza.

Anija me helikopter me emrin “Dixmude”, e nisur për në Gaza, pritet të mbërrijë në Egjipt brenda pak ditësh. Franca njoftoi në fillim të kësaj jave se do të dërgonte një avion të ri ndihme që do të transportonte 10 tonë furnizime mjekësore në Gaza.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij egjiptian, Abdul Fattah al-Sisi njoftuan dje në bisedën e tyre telefonike se ranë dakord të përshpejtojnë ndihmën për rajonin.

Franca dërgoi një anije helikopter të quajtur “Tonnerre” në Gaza muajin e kaluar.

Shërbimet shëndetësore janë ndalur në Gaza, ku Izraeli shënjestroi spitalet dhe ku pati numër të lartë viktimash civile. Anijet e dërguara nga Franca janë kritikuar nga opozita se nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm të shtretërve.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re