Skip to content

Franca dhe Gjermania marrin vendimin, kthejnë me qindra shqiptarë, mes tyre shume fëmijë, ja arsyeja

azil1

219 shqiptarëve në Francë te cilet kishin aplikuar si azilantë te cileve u kishte skaduar viza 3-mujore, janë kthyer përsëri në Shqipëri sipas autoritetet francezeve  mëngjesin e së martës të 28 korrikut.

110 ishte numri i personave të cilëve u kthyen nga Metz pasi u kishte skaduar viza 3 mujore.

109 persona të tjerë u dëguan nga Lyon i Francës pasi kërkesat e tyre u refuzuan nga Qendra Franceze e Azilit. Midis shqiptarëve të riatdhesuar, ka edhe familjarë me fëmije.

Ndërkohë, 19 shqiptarë janë riatdhesuar këtë javë nga Gjermania për të njëjtat arsye.

Ministria e Brendshme shqiptare u bëri me dije qytetarëve shqiptarë se kërkesat e tyre për azil nuk mund të pranohen nga asnjë vend i BE pasi Shqipëria kategorizohet si një shtet ”i sigurt”.

Ndërkohë qe Policia e Shtetit thotë se riatdhesimet ishin vullnetare.