Franca do të japë 150 euro ndihmë për familjet që presin në shtëpitë e tyre refugjatë ukrainas.

Sipas kanalit francez BFMTV, ministri përgjegjës për qytetin dhe strehimin Olivier Klein në një deklaratë tha se “Shteti do të ndihmojë me 150 euro në muaj familjet që strehojnë në shtëpi refugjatët ukrainas”.

Ai theksoi se kjo ndihmë përfshin ukrainasit që janë larguar nga lufta.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut shpesh kritikojnë Qeverinë e Francës me arsyen se vepron në mënyrë diskriminuese ndaj emigrantëve arabë dhe afrikanë dhe se zbaton standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për ukrainasit.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re