Franca do të mbyllë shtatë xhami dhe shoqata të tjera të dyshuara për promovimin e “islamizmit radikal” deri në fund të këtij viti, njoftoi të martën ministri i brendshëm i vendit, Gerald Darmanin.

Darmanin përshëndeti vendimin për të mbyllur një xhami në qytetin e Allonnes për gjashtë muaj me akuzën e mbrojtjes nga “Islami radikal”, njoftoi Anatolia.

Ministri francez tha se llogaria bankare e menaxherit të xhamisë ishte sekuestruar gjithashtu, duke shtuar se 13 shoqata ishin mbyllur në vend që kur presidenti Emmanuel Macron mori detyrën.

Duke vënë në dukje se 92 nga 2,500 xhamitë në vend janë mbyllur si rezultat i inspektimeve, Darmanin tha se që nga shtatori 2020, 36,000 të huajve u është hequr leja e qëndrimit për shkak se këta individë rrezikojnë rendin publik.

Këshilli Kushtetues i Francës në gusht të këtij viti miratoi një ligj të diskutueshëm mbi “anti-separatizmin” që është kritikuar për margjinalizimin e muslimanëve.

Ligji u miratua nga Asambleja Kombëtare në korrik, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga ligjvënësit e krahut të djathtë dhe të majtë.

Qeveria pretendon se ligji synon të forcojë sistemin laik të Francës, por kritikët thonë se ai kufizon lirinë fetare dhe margjinalizon myslimanët.

Drafti është kritikuar për margjinalizimin e komunitetit mysliman francez – më i madhi në Evropë, me 3.35 milionë anëtarë – dhe vendosjen e kufizimeve në shumë aspekte të jetës së tyre.

Ligji i lejon zyrtarët të ndërhyjnë në xhami dhe shoqata përgjegjëse për administrimin e tyre, si dhe të kontrollojnë financat e shoqatave dhe OJQ-ve myslimane.

Sipas ligjit, pacientëve u ndalohet të zgjedhin një mjek në bazë të gjinisë për arsye fetare ose të tjera, dhe “arsimimi laik” është bërë i detyrueshëm për të gjithë nëpunësit civilë.

Franca është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare dhe joqeveritare, veçanërisht nga Kombet e Bashkuara, për margjinalizimin e myslimanëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re