Franca më në fund duket se do ti japë fund situatës së izolimit. Këtë të enjte kryeministri francez Edouard Philippe ka konfimruar se më 11 maj do të hiqen masat e kufizimit nga koronavirusi.

Kryeministri është shprehur se kufizimet do të hiqen në të gjithë territorin metropolitan, por me kufizime të rrepta do të vijojnë rajonet më të rrezikuara, veçanërisht në Paris.

Në një konferencë për mediat vendase kryeministri është shprehur se Franca është e prerë përgjysmë sipas situatave shëndetësore.

Ai theksoi se në departamentet “e kuqe”, përfshirë Parisin, rregullat e hapjes do të jenë më kufizuese: shkollat e mesme (11-14 vjeç) do të mbeten të mbyllura në maj dhe rregulla shumë të rrepta do të zbatohen në transportin publik .

Gjithashtu qeveria ka bërë publike për herë të parë një hartë të Francës mbi kapacitetet e departamenteve në testet virologjike, thelbësore për heqjen e kufizimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re