Miliona armë të vogla që qarkullojnë në Ballkan “janë kërcënimi kryesor për sigurinë evropiane”, tha të martën ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ndërsa Paris dhe Berlin janë duke u përpjekur për të ndaluar përhapjen e tyre në Evropë.

“Këto armë janë një kërcënim serioz për sigurinë evropiane”, u tha gazetarëve Le Drian, me të cilin ishte kolegu i tij gjerman Heiko Maas, i cili nga ana e tij shtoi: “situata është e papranueshme, sepse terroristët dhe kriminelët vazhdojnë të vrasin njerëz në të gjithë Evropën.”

“Europol vlerëson se Ballkani Perëndimor është në nivelin e prezencës mes tre dhe gjashtë milion armëve të zjarrit”, tha ministri francez, duke iu referuar pjesës së Evropës që përfshin Kroacinë, Bosnjën, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Të dy ministrat janë takuar në kuadër të nismave për koordinim franko-gjermane për të luftuar trafikimin e armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor që u lançua në fund të 2017 dhe e cila ka krijuar një plan veprimi deri në 2024.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re