Një 34-vjeçar shqiptar i identifikuar si Oltjon Belulaj është arrestuar nga policia në Peru, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze.

Në bashkëpunim me Interpolin dhe pas informacioneve të ardhura nga autoritetet franceze u bë i mundur arrestimi i të riut shqiptar.

Kreu i Interpol Peru, Kolonel José Luis Quiroz tha për mediat vendase se Belulaj kërkohej në Francë për “import të lëndëve narkotike për organizatën kriminale”. Operacioni për kapjen e tij erdhi pas informacioneve se Belulaj do të vinte në Peru nga Brazili ku ndodhej së fundmi, përmes linjës Latam.

Urdhër arresti nga autoritetet franceze ishte lëshuar ndaj tij në vitin 2022 dhe pas një monitorimi të historikut të tij të fluturimeve, u arrit të kapej të martën në mëngjes në aeroportin “Jorge Chávez” me qëllim ekstradimin e tij në Francë.

Mësohet se Belulaj nuk ka dhënë informacion lidhur me aktivitetin e tij në Peru pasi nuk flet spanjisht./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re