Reagim nga: Alban Gorishti

Sot  duke dëgjuar deklaratat e pahijshme  të Presidentit të Francës Macron kundrejt fesë Islame më erdhën në mend një mori titujsh dhe ndodhish . Ca prej tyre të lidhura me realitetet që jetojmë dhe ca të tjera të lidhura me formimin e identitetit Evropian .  Deklarata e tij kishte të bënte me faktin sipas tij se Islami është një fe separatiste dhe një religjon në krizë kudo . Por nëse do ta pyesje këtë KM se çfarë kërkoi Napoleoni në botën arabe ,apo çfarë kërkoi Franca në Algjeri dhe në disa vende të lindjes së mesme ,me siguri që do të thoshte se i pushtuam ato vende për ti sjellë  përparimin . Me siguri z.KM i Francës i ka harruar miliona koka të prera të Algjerianëve të pafaj në Algjeri dhe po ashtu thithjen e shumicës së potencialit prodhues të atyre vendeve ,po ashtu e ka harruar imponimin kulturor  e këtij shteti ndaj këtyre vendeve  saqë banorët e tyre identifikoheshin më tepër me Francën sesa me vendin e tyre . Këtu pikpyetjet për “krizën” sot të muslimanëve  të vijnë natyrshëm  dhe kjo pasi në fund të fundit ato vende të pushtuara kanë qënë pararoja e Islamit në lidhje me botën perëndimore ,ndaj edhe islami “kalonte” natyrshëm nëpër fazat e ngritjes apo rënies së tyre . Gjithsesi  këto janë deklarata të pahijshme dhe të ulta për një kryeministër Evropian dhe aq më tepër të një vendi imoral ( politikisht) siç është Franca ,këtë ta kujton reshtimi me Greqinë në krizën e fundit të detit përballë Turqisë e cila ushtronte të drejtën e vet teritoriale. Gjithsesi këtë shkrim dua ta perifrazoj pak më ndryshe ,kështu dua të përcjell një ndodhi historike që ka të bëjë me fazat”civilizuese” të këtij vendi :  “Në Francë deri në fund vitet  1979 është interesante ndodhia kur një grup i kulturuar njerëzish formuan një sekt ku besohej dhe adhurohej qepa.  Ata ishin një organizatë ku fillimet e saj i kishte në fill vitet 1929 dhe thirreshin sipas emrit të tyre në frëngjisht Les Adorateurs de l’Oignon , pra Adhuruesit e qepës të cilët fillimisht u inspiruan nga shkrimet e Fransua Thomas i cili besonte se  qepa  ishte një simbol i përkryer i “konservimit të energjisë”. Pasi  Fransuaja pati një pagëzim në një qoskë perimesh në paris mori emrin “vëlla Thomas” dhe nisi udhëtimin e tij në kërkim të dishepujve.  Adhuruesit  e këtij sekti u organizuan si një shoqëri e mbyllur e cila mbronte idenë e abstenimit  seksual  dhe e përdorën qepën e “fisshme” si simbol i adhurimit të tyre . Sipas Thomasit mrekullia e bulbit të qepës qëndronte në faktin se nëse mbillej në një tokë të mirë ajo do të rritej dhe nëse kërcelli i saj thyhej në mënyrë që mos të lëshojë më fara ajo do të bëhej një bimë e varfër jo prodhuese(eunuk)  ,mirëpo edhe në këtë gjendje ajo është e aftë të gjenerohet dhe të  rritet përsëri . Ai shkroi : Nëse bulbi i qepës parandalohet nga  nxjerrja në jetë e “fëmijëve” ai përsëri ka për tu rritur vet si një fëmijë ..” Kështu që vit pas viti qepa rigjenerohet brenda një trupi të ri më të mirë sesa ai i pari  në të cilin qëndroi vitin e shkuar . Ajo lufton për perfeksion dhe ka për të jetuar ngahera”

Kësaj perimeje të “fisëshme” nuk i është dhënë kurrë rëndësia që meriton edhe pse është e vështirë të mendosh për një eunuk në sufllaqen tënde . Por është e çuditëshme përtej çdo përshkrimi  ajo shoqëri njerëzish që lindi në Francë e cila nuk besonte në riprodhimin seksual  si shëmbëllim me kultin e qepës.” (Marrë nga libri , Conspiracy Theories and Secret Societies For Dummies)

Tani unë nuk dua të përshkruaj civilizimet e kohëve të arta në të cilat myslimanët shkëlqyen ,nuk dua të rrëfej as Andaluzinë ,as Abasitët , as civilizimin Osman dhe as Islamin arabofil të Sicilisë së krishterë por shkurtimisht dua ta përcjell fjalën e një perëndimori për rëndësinë e Islamit  në historinë njerëzore . Shkrimtari dhe historiani i njohur anglez H.G Wells ne librin e tij “Outlines of The History” thotë: “Drejtësia romake ishte vetëm për romakët, ndërkohë që për pjesën tjetër vështirësite,vuajtjet dhe padrejtësite s’kishin as kufi e as kush i parandalonte”, ka thënë gjithashtu se: “Gjëja që më së shumti tërhoqi zemrat e njerëzve drejt Muhamedit dhe fesë Islame që ishte koncepti i adhurimit të Zotit Një dhe askujt tjetër vec Tij, gjë e cila ngacmoi natyrshmërinë e zemrave … pasi e pranuan Islamin dhe sistemin e tij në mënyrë të sinqertë përpara tyre u hap porta e gjerë e vëllazërisë njerëzore të cilën duhej ta kultivonin deri në momentin e hyrjes në Parajsë, vend të cilin nuk e zotërojnë shenjtoret e as mbretërit. Hyrja dhe gradet e tyre në Parajsë nuk vareshin nga simbolika të paqarta e as nga rite të errëta, por nga devocioni. Muhamedi ia ofroi këtë sistem moral zemrave dhe Islami mundësoi ekzistencën e një shoqërie qëu clirua prej shtypjes dhe diskriminimit social në ato grada të cilat s’ka mundur ti arrijë asnjë shoqëri tjetër.

Turhani, pohon se nga aspekti i përparimit midis kulturave , krahasi‐mi mund të bëhet vetëm në pjesën materiale të kultu‐rës , në veçanti në aspektin e teknikës . Duhet thënë se nëse franca e sotme teknikisht është më e përparuar sesa disa vende me shumicë Islame atëherë kulturalisht civilizimi i saj është akoma në kohën e “qepës” . Diskursi i Macronit të kujton edhe njëherë për medievalitetin e mëndësisë së atij populli ndërsa mesjeta Islame ishte një kulturë botërore që e shpëtoi gjithë botën . Tregohet se : Pas rënies së Granadës,së pari u ndryshua tërësisht endja e saj njerëzore me metoda ushtarake e të dhunshme .Vendasit e qytetit ose u vranë, ose u dëbuan, ose u detyruan të ndryshonin fenë dhe identitetin e tyre kulturor.Granada, e cila për shekuj me radhë kishte qenë një qytet multi‐kulturor e multifetar , përsa i përket endjes njerëzore , pas spastrimit të muslimanëve dhe hebrenjve brenda një kohe të shkurtër mori një pamje kulturore monolitike të bazuar në identitetin katoliko‐spanjoll.

Përkundrazi,endja njerëzore e Stambollit pasfet’h‐it u bë akoma më e larmishme duke i përfshirë të gjitha ngjyrat njerëzore të traditës së lashtë.Përkundër praktikës që ndoqi mbreti i Spanjës , Sulltan Mehmet Fatihu, me fermanin e shpallur menjëherë pas marrjes së qytetit,u kërkoi banorëve të qytetit të qëndronin në të , duke dhënë garanci për mbrojtje ne çdo të drejte fetare. U nxitën të ktheheshin ata që e kishin lënë qytetin gjatë kaosit të luftës dhe me elemente të reja nga çdo fe e denominim u bënë përpjekje për rritjen e dinamizmit dhe të pasurisë së qytetit.

Në vitin 1459 u sollën në Stamboll tregtarë grekë e armenë nga Foça dhe Amasra , më 1460 u sollën banorët grekë të Peloponezit dhe të ishujve të Thasosit,Limnit,Im‐brosit dhe Samothrakës,më 1461 grekë nga Trabzoni,më 1462 grekë nga Lesbosi,më 1463 grekë nga Argosi,mes viteve1468‐1474 muslimanë, grekë e armenë nga Konja,La‐ rendeja (Karamani) dhe Ereglija,më 1470 grekë nga Egribozi dhe më 1475 grekë, latinë e armenë nga Feodosia ;kurse pas vitit 1492 , një pjesë e hebrenjve të dëbuar nga Spanja, Portugalia e Italia e Jugut,u vendosën në Stamboll.  Kjo politikë popullimi e mbështetur me liritë e gjera feta‐re, e nxjerr qartësisht në pah dallimin mes fet’h‐it dhe rekon‐kuistës . Kur Sulltan MehmetFatihu e mori Stambollin Georgios Skolaris u zgjodh si patrik në krye të bashkësisë greko‐ortodokse me titullin “Gennadius”.  Patrikana Greke u bë qendra e ortodoksëve të Rumelisë , Anadollit ,Egjiptit ,Sirisë dhe Palestinës  . Krahas Kishës Bullgare e cila varej nga Patrikana që në vitin 870, në këtë të fundit u përfshi edhe Kisha Serbe.”

Me çduket Franca e sotme në mëndësi ka ngelur akoma në kohën e adhurimit të qepës edhe pse sot “pushtimi” shkencor i galaktikave flet në çdo mikro apo makro kozmos  për madhështinë kulturore të civilizimit monoteist Islam .

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.