Ambasadori i Francës në OKB, Francois Delattre, deklaroi se Franca e kupton shumë mirë shqetësimin e Turqisë lidhur me çështjen e sigurisë.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) ka mbajtur një mbledhje në të cilën ka diskutuar për zhvillimet në Siri, raporton AA.
Ambasadori i Francës në OKB, Francois Delattre, deklaroi se Franca e kupton shumë mirë shqetësimin e Turqisë lidhur me çështjen e sigurisë.
“E kuptojmë brengosjen e Turqisë lidhur me sigurinë e kufijve të saj. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Turqisë të përmbahet nga situata në Siri. Është e një rëndësie jetike të ruajmë unitetin në mesin e aleatëve”, tha Delattre në një deklaratë për mediat pas takimit.
Ai tha se në takim është debatuar mbi rezultatet nga vizita e zëvendës sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Mark Lowcock, në Siri, por edhe për zhvillimet e fundit në Gutën Lindore dhe Idlib duke theksuar se regjimi sirian ka shkaktuar shumë tragjedi në ato qytete.
“Duhet të bëjmë çmos, që ndodhitë e Halepit të mos përsëriten në Gutën Lindore”, tha Delattre.
Në fund theksoi se në takim është biseduar edhe për operacionin në Afrin.
“Theksojmë shqetësimin tonë nga rritja e tensioneve luftarake në veri të Sirisë”, tha ai.
Gjithashtu edhe ambasadori i Kazakistanit në OKB, Kairat Umarov, vendi i të cilit kryeson me Këshillin e Sigurimit, shprehu brengosjen nga shtimi i tensioneve luftarake në Siri.
Ai theksoi se të gjitha palët duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare, ndërkohë që apeloi për ndihma humanitare dhe ilaçe.
Rikujtojmë se Franca bëri thirrje për një mbledhje të KS të OKB-së për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re