Skip to content

Franca e trazuar: Macron rrit rrogat, por “jelekverdhët” nuk ngopen

Presidenti francez Emmanuel Macron është përpjekur të qetësojë situatën në vend pas një vale protestash të dhunshme, të tilla që Franca nuk i kishte përjetuar që nga rebelimi studentor i ’68-ës, që solli me pas revolucionin e ashtuquajtur si seksual.

Ai iu drejtua popullit duke pranuar përgjegjësitë e tij, por vetëm në komunikim, e premtuar uljen e taksave për pensionistët, si dhe rritjen e pagës minimale me 100 euro në muaj, që nga 2019-ta.

Në fillim të fjalimit, Macron tha se zemërimi i njerëzve ishte dhe si “rezultat i frustrimit që zgjat pothuajse 40 vje”.

“Unë e njoh pjesën time në këtë situatë. Ndoshta shumë menduan se kisha përparësi të tjera, por jo aq. Unë jam i vetëdijshëm se shumë prej tyre janë lënduar nga fjalët e mia”, tha Macron.

“Ne do t’i përgjigjemi nevojave ekonomike dhe sociale me masa të forta, duke zvogëluar taksat më shpejt, duke mbajtur nën kontroll shpenzimet, por jo duke u kthyer”, shtoi më pas Macron

Por Konfederata e Përgjithshme e Punës – CGT, si një nga sindikatat kryesore të tregtisë në Francë, ka shfaqur pakënaqësi me premtimet e Macron.

Sekretari i Përgjithshëm i sindikatës, Philippe Martinez i vlerësoi ato si “të pamjaftueshme”.

Ndaj, ai bëri thirrje për mobilizimin së bashku me “jelekverdhët” për të premten, raportoi media franceze.