Franca është kampionia e 21të e botës duke e fituar për të dytën herë titullin Kampion Bote por një bravo e madhe i shkon edhe Kroacisë. Pjesa e parë u dominua totalisht nga Kroacia me Francën që bëri vetëm një goditje në portë por shënoi dy gola.

Ashtu, si e donte tradita e këtij botërori kjo finale kishte edhe autogol edhe penallti dhe pikërisht kështu u shënuan dy golat e Francës.  Është Kroacia që  e nis më mirë ndeshjen duke provuar kështu të ngacmojë më shumë portën e Loris. Por goli i parë vjen i shënuar nga ata në portën e tyre. Grizman hedh një top në zonë pas një goditje standarte dhe është Manzukiç që devijon në portën e tij për të kaluar Francën për herë të parë në avantazh. Është minuta e 18’ dhe mës pas çdo 10 minuta do të kemi edhe dy gola të tjerë në këtë fraksion. Është Perisiç ai që barazon rezultatin pas një aksioni të zgjatur të kroatëve me një goditje spektakolare nga jashtë zone. Por në fund vjen sërish avantazhi francez pas një penaltie që kërkoj aplikimin e sistemit VAR pas prekjes me dorë të topit në zonë nga Perisiç. Është Grizman ai që godet saktë nga pika e bardhë dhe e mbyll këtë pjesë në avantazh.

Pjesa  edytë nis sërish me Kroacinë në sulm por janë dy gola francez që mbyllin finale. Është fillimisht Pogba ai që rikthen qetësinë te francezët dhe me kroatët që humbin një moment ndeshjen dhe është Mbape që sjell kupën në Francë që në minutën e 65’. Por Loris hap ndeshjen pasi gabon me mbajtjen e topit dhe Manzukiç shënon edhe një gol në portën franceze.

Kështu mbyllet kjo finale dhe ky botëror dhe Franca rikthehet të fitoj Kupën e Botës pas 20 vitesh dhe tani ka një breza fantastik që pritet të synoj gjëra të mëdha pas finales së Europianit dhe kësaj Kupe Bote. Jo vetëm skuadra dhe stafi që festuan në fushë bashkë me presidentin Makron por edhe populli francez ka dalë në rrugët e qyteteve të Francës për të festuar./Berati.TV

Francë 4-2 Kroaci

Shënues: 18’ Manzukiç (a), Grizman 38’ (pen), Pogba 59’, Mbape 65’/ Perisiç 28’, Manzukiç 69’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re