Franca njoftoi se ka filluar zyrtarisht procesi për shpërbërjen e Kolektivit Kundër Islamofobisë në Francë, (CCIF) e cila kryen punime lidhur me presionin dhe diskriminimin ndaj muslimanëve.

Nga llogaria Facebook e shoqatës thuhet se “ministri i brendshëm i cili është përulur ndaj presioneve të të djathtëve ekstremë ka dërguar udhëzim lidhur me fillimin e procesit të shpërbërjes”.

Në deklaratë njoftohet më tej se shoqata pas ndalimit të aktiviteteve më 29 tetor, ka transferuar një pjesë të madhe të punimeve të saj jashtë vendit.

Për shkak se CCIF ka transferuar jashtë vendit zyrën e saj qendrore ky hap i qeverisë franceze për shpërbërje nuk ka asnjë vlefshmëri, theksohet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur që “(CCIF) do të vazhdojë të sigurojë mbështetje ligjore për viktimat e islamofobisë dhe se do të informojë organet ndërkombëtare lidhur me të gjitha etapat e luftës kundër diskriminimit për barazi në Francë”.

Ndërsa në anën tjetër, ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, nga llogaria e tij në Twitter informoi se i ka njoftuar zyrtarët e CCIF lidhur me fillimin e procesit të shpërbërjes në kuadrin e udhëzimit nga presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministrit Jean Castex.

Darmanin, tha se zyrtarët e CCIF kanë afat 8 ditë për të mbrojtur veten e tyre.

Ministri Darmanin një ditë pas ngjarjes për prerjen e kokës së një mësuesi me 18 tetor në Paris kishte njoftuar se do të mbylleshin një xhami, shumë shoqata dhe organizata të shoqërisë civile përfshirë Kolektivin Kundër Islamofobisë në Francë (CCIF).

Ndërsa CCIF për shkak të qëndrimit të presidentit Macron kundër muslimanëve aplikoi në Këshillin e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re