Franca i bëri thirrje Rusisë për ndihmë në rindërtimin e Katedrales së Notre-Dame të dëmtuar nga zjarri në fillim të këtij viti, tha ambasadorja franceze në Rusi, Sylvie Bermann, gjatë një vizite pune në rajonin Khanty-Mansiysk.

“Ne mbajmë kontakte për këtë çështje. Ne kemi ftuar ekspertë rusë të na ndihmojnë të rindërtojmë Katedralen e Notre-Dame”, tha ajo.

Sipas saj, Franca u ka dërguar atyre një ftesë zyrtare dhe ata janë shumë mirënjohës për ndihmën e tyre, raporton TAS S.

Zjarri në Katedralen e Notre-Dame shpërtheu më 15 prill në mbrëmje dhe u shua plotësisht në mëngjes.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri u shkaktua nga punimet e restaurimit në nivelin e sipërm të Katedrales, por ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi shkëndijën fillestare. Zjarri shkatërroi kullën, orën dhe pjesën më të madhe të çatisë.

Prej shekujsh, Katedralja Notre-Dame është një nga ndërtesat më të famshme në Paris. Gurthemeli i saj u vendos në 1163 nën Luigjin VII, dhe më 2013 shënoi 850-vjetorin.

Autoritetet franceze dhe biznesmenët janë zotuar të ndajnë qindra miliona euro për rehabilitimin e e një prej simboleve kryesore të Parisit.

Franca gjithashtu ka marrë oferta ndihme nga Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe vendet e tjera.

Në tetor, nga Ministria e Kulturës u njoftua se ishin siguruar më shumë se 100 milion euro për të financuar rinovimin e katedrales.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re