Franca është renditur e katërta në botë porsa i përket numrit të vdekjeve nga koronavirusi duke kaluar Spanjën, duke u kthyer në shtetin e prekur më keq në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 248 vdekje, duke e rritur shifrën totale të viktimave në 26,991 – 17,003 prej të cilëve kanë vdekur nëpër spitale dhe 9,988 nëpër shtëpi kujdesi. Ndërkohë deri më tani në Francë janë konfirmuar të infektuar 178 225 persona.

Ndërkohë ekspertët kanë paralajmëruar se është e vështirë që të bëhen krahasime ndërkombëtare në mes të numrit të viktimave, pasi shtetet kanë mënyra të ndryshme të regjistrimit të të vdekurve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re