Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, kërkoi falje për “përdorim joproporcional të gazit lotsjellës” para finales së Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stade de France në afërsi të Parisit më 28 maj mes klubeve Real Madrid dhe Liverpool.

Darmanin dhe ministrja Amelie Oudea-Castera dhanë shpjegim para Senatit në lidhje me ngjarjet para finales së Ligës së Kampioneve.

Ministri i Brendshëm francez theksoi se disa forca sigurie u angazhuan në sjellje të papërshtatshme. “Përdorimi i gazit lotsjellës shpëtoi shumë persona nga shtypja. Por shkaktoi dëme serioze mbi fëmijët. I pash sikur ju këto pamje. Dua të kërkoj falje të sinqertë për këtë përdorim joproprocional (të gazit lotsjellës)”, tha ai.

“Imazhi negativ i kësaj ndeshjeje është lëndim i krenarisë sonë kombëtare. Mund të organizohej më mirë”, tha Darmanin, duke treguar se kanë parandaluar më të keqen.

Duke iu referuar ngjarjeve para ndeshjes, Darmanin pohoi se problemet dhe trazirat kanë ndodhur vetëm para tribunave ku kanë qenë të pranishëm tifozë anglezë dhe deklaroi se atë ditë kanë qenë në shërbim 6.800 forca sigurie.

Ai pohoi se sipas Federatës Franceze të Futbollit (FFF) dhe ekipeve të Stade de France, një numër i madh biletash false u zbuluan në hyrje të ndryshme të stadiumit, 2.800 bileta false u zbuluan në hyrje të stadiumit, disa bileta janë shitur qindra herë dhe se një biletë me të njëjtin numër serial është gjetur 760 herë.

Duke pretenduar se organizatorët e ndeshjes kishin nxjerrë 75.000 bileta, por para stadiumit atë ditë ishin 110.000 tifozë, Darmanin vuri në dukje se 73 persona u arrestuan.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re