Mbështetësit e organizatës separatiste terroriste, PKK, u lejuan të mbanin një “kamp trajnimi ideologjik” në Francën Jugore.

Imazhet e simpatizantëve të PKK-së që merrnin pjesë në një “kamp trajnimi ideologjik” nën maskën e një “organizimi festiv/kulturor” në një zonë të gjelbër pranë qytetit të Marsejës, u shfaqën në mediat sociale.

PKK-ja është e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe nga Franca vetë.

Në këto pamje, dhjetëra simpatizues të PKK-së, të veshur me rroba që përfaqësojnë organizatën terroriste, marshojnë në çift duke hedhur parulla me paçavure simbolike të organizatës dhe fotografi të liderit të PKK-së terroriste, Abdullah Ocalan.

Të kontaktuar nga diplomatët turq në Francë, autoritetet dhe policia e Marsejës refuzuan të komentojnë dhe ende nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me pamjet.

Ambasadori i Turqisë në Paris, Ali Onaner, deklaroi se ata kanë kontaktuar me zyrtarët francezë në lidhje me pamjet për të konfirmuar se ato janë filmuar në Francë dhe kanë pyetur gjithashtu se çfarë masash janë marrë ose do të merren për këtë aktivitet nga simpatizantët e organizatës terroriste.

“Ne theksuam edhe një tjetër herë se Ankaraja pret që autoritetet franceze t’u japin fund sulmeve të PKK-së ndaj misioneve turke dhe aktiviteteve në favor të PKK-së, të cilat përmbajnë propagandë terroriste”, u shpreh ai.

“Gjithashtu potencuam se Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Marsejë dhe Ambasada e Turqisë në Paris janë ndjekëse e procesit, respektivisht në nivel kombëtar përpara autoriteteve lokale në Marsejë dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme e Punëve të Jashtme të Francës”, vijoi Onaner.

Duke vënë në pah se përpjekjet e mbështetësve të PKK-së për të dëmtuar institucionet, kompanitë dhe qytetarët turq në Francë vazhdojnë të intensifikohen në periudha të caktuara, ambasadori turk në Paris tha se ky është një problem, me të cilin ata përballen në Francë dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore që nga e kaluara.

Lidhur me këtë çështje, ambasadori Onaner risolli në kujtesë sulmin që simpatizantët e organizatës separatiste terroriste, PKK, kryen ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Paris natën e 12 majit.

Pasi tërhoqi vëmendjen se Franca është një nga vendet evropiane që ka marrë masat më gjithëpërfshirëse në luftën kundër PKK-së, shefi i misionit diplomatik turk në Paris theksoi se megjithatë këto masa nuk janë të mjaftueshme.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja është përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshi këtu gra, fëmijë dhe foshnja.
Burimi: Trt Shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re