Shefi i diplomacisë franceze Zhan-Iv Le Drianj në Samitin e Londrës, deklaron se Franca i jep mbështetje të plotë implementimit të marrëveshjes së fundit midis Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë lidhur me emrin.
Franca është e përfshirë në Procesin e Berlinit që nga fillimi në vitin 2014 dhe ishte nikoqire e Samitit në vitin 2016.
“Dialogu politik i vendosur në këtë rast midis vendeve-anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe projektet konkrete të cilat kishin për qëllim të përshpejtohen shkëmbimet ekonomike, t’u jepet mbështetje të rinjve dhe të zgjidhen kontestet dypalëshe, kontribuuan për stabilizim të qëndrueshëm, për zhvillim ekonomik dhe social dhe për afrim drejt Evropës të këtij rajoni”.
Sipas deklaratës së zëdhënëses së Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Anjes Fon Der Mil, bëhet e ditur se Zhan-Iv do te shprehë mbështetjen e Francës drejt pajtimit midis vendeve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor.