Skip to content

Franca mbështet “normalizimin” e marrëdhënieve Turqi-Armeni

Franca njoftoi se mbështet emërimin e përfaqësuesve specialë nga Turqia dhe Armenia për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Francës thuhet se Parisi ka mirëpritur emërimin në mënyrë reciproke të përfaqësuesve specialë nga autoritetet turke dhe armene për të punuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Procesi i normalizimit mes dy vendeve duhet të ndihmojë për të sjellë më shumë stabilitet në rajonin e Kaukazit Jugor dhe të sigurojë zhvillim në rajon”, thuhet në deklaratën ku njoftohet se Franca jep mbështetje të plotë për këtë proces.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka thënë se edhe me miratimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Turqia ka emëruar si përfaqësues special për Armeninë, ish-ambasadorin turk në Washington, Serdar Kılıç.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Armenisë, Vaan Unanyan në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha se “Përfaqësuesi special në kuadër të procesit të dialogut mes Armenisë dhe Turqisë do të jetë zv.kryetari i parlamentit armen, Ruben Rubinyan