Skip to content

Franca mbyll pishinat për ta ndaluar fenomenin “burkini”

WhatsApp Image 2017 03 20 at 12.25.05 PM

Dy pishina publike në juglindje të Francës janë mbyllur pavarësish temperaturave tejet të larta. Ky vendim u morr për të ndaluar frekuentimin nga gratë muslimane që veshin kostumin special të larjes “burkini”.

E gjitha nisi javën e kaluar, kur disa gra muslimane nga një grup i të drejtave të njeriut, sfiduan ligjin dhe vendosën të lahen në pishinë publike.

Ndalesa që u bëhet atyre konsiderohet gjerësisht si diskriminuese.

Gratë muslimane tani po kërkojnë që krahas atyre me bikini, të kenë të drejtë të freskohen edhe femrat që për arsyet e tyre vendosin të mbulojnë trupin aq sa duan.

Tri vite më parë funksiononte edhe një ndalesë për burkini në plazhet e vendit. Dy krahina në Francë ndaluan veshjen e tillë duke pretenduar se paraqet “cenim të sigurisë”, vendim ky që u kritikua gjerësish. Ndalesa u hoq më vonë me një vendim gjykate.