Franca është “irrituar” me lobimin e Serbisë për të tërhequr sa më shumë shtete njohjen e Kosovës.

Sipas ‘Novosti’ një përfaqësues francez është deklaruar se synimi i tyre është skandaloz dhe se do t’i dërgojë notë proteste çdo shteti që në të ardhmen eventualisht me kërkesë të Serbisë, do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Një përfaqësues francez sipas ‘Novosti’ thotë se misioni i Serbisë që disa vende të tërheqin njohjen e Kosovës, shkel qëndrimin e tyre pasi kjo është çështje e zgjidhur.

“Për ne Kosova është e pavarur dhe ne do t’i dërgojmë notë proteste çdo shteti që eventualisht, me kërkesë të Serbisë, tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë zyrtari i këtij shteti në selinë diplomatike serbe në Nju –Jork.

Ndryshe gjatë mbrëmjes së kaluar, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se një anëtarë i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe anëtar me ndikim i Bashkimit Evropian ka ndërmend të dërgojë një notë-proteste nga çdo shtet që e ardhmja të tërheqë njohjen e Kosovës, por nuk ka zbuluar se për cilin vend bëhet fjalë, transmeton Indeksonline. Anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, dihet se janë Britania e Madhe dhe Franca.  Daçiq kohë më parë pati deklaruar edhe për disa tërheqje të njohjeve, për të cilat Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se nuk ka asnjë tërheqje zyrtare të njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re