Skip to content

Franca me taksë ekstra për “tech-un” amerikan, Trump bën gati sanksionet

107829232 054431663 1

Presidenti i SHBA Donald Trump ka urdhëruar një hetim mbi taksën që Franca po përgatitë për gjigantët e teknologjisë. Sipas autoriteteve amerikane, kjo masë që mund të rezultojë në tarifat hakmarrëse.

“Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara se tatimi mbi shërbimet digjitale synon në mënyrë të padrejtë kompanitë amerikane”, tha përfaqësuesi tregtar i SHBA.

Parlamenti francez pritet të miratojë taksën e re të enjten.

Ajo do të shënjestrojë kompanitë e mëdha si Google dhe Facebook me një taksë prej 3% për të ardhurat e mbledhura brenda Francës.

Sipas ligjit të ri, çdo kompani dixhitale me të ardhura prej më shumë se € 750 milion – prej të cilave së paku € 25 milion është prodhuar në Francë – do të jetë subjekt i tatimit.

Hetimi që ka inicuar SHBA mund të hapë rrugën për tarifat ndëshkuese, të cilat Trump i ka vendosur në disa raste që nga marrja e detyrës.

Hetimet e mëparshme të nisura nga Uashingtoni kanë mbuluar praktikat tregtare të Bashkimit Evropian dhe Kinës.