Një lajm i mirë vjen nga Franca, presidenti francez Emannuel Macron ka njoftuar se janë hequr një numër kufizimesh të vendosura për shkak të pandemisë.
Në të gjithë Francën do të rihapen kafenetë dhe restorantet dhe po ashtu do të lejohet udhëtimi në vendet e tjera të Europës.
Qytetarët do të jenë në gjendje të vizitojnë anëtarët e familjes në shtëpitë e të moshuarve, të cilat janë goditur më shumë nga shpërthimi i Covid-19.
Kujtojmë se më shumë se 29.400 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Francë, dhe vendi ka pasur pothuajse 194,000 raste të konfirmuara, megjithëse numri i rasteve të reja është ngadalësuar ndjeshëm ditët e fundit.
Ndërkaq, Gjermania, Belgjika, Kroacia dhe Zvicra do të rihapin plotësisht kufijtë me vendet e BE të hënën.(M.H/Faxweb.al)
/faxweb
