Franca ka anuluar fushatën e Këshillit Evropian kundër diskriminimit ndaj grave që mbajnë shami.

Ministrja e Shtetit për Rininë e Francës, Sarah El Hairy në një deklaratë për kanalin televiziv LCI tha se fushata në fjalë e njësisë kundër diskriminimit të Këshillit Evropian e tronditi atë.

Ajo pretendon se kjo fushatë ishte kundër vlerave të Francës. “Videoja (e fushatës) inkurajon mbajtjen e shamisë. Ne e dënojmë këtë. Franca shprehu mosmiratimin e saj për këtë fushatë (në Këshillin e Evropës) dhe fushata u anulua”, tha El Hairy.

Duke u shprehur se kanë theksuar reagimin e tyre edhe ndaj Këshillit të Evropës, El Hairy tha se kanë mbrojtur laicizmin dhe lirinë fetare, por kjo fushatë mbrojti shaminë.

Pasi Franca siguroi anulimin e kësaj fushate, Këshilli i Evropës fshiu postimet e fushatës në llogarinë e saj në Twitter.

Për këtë fushatë kanë reaguar edhe shumë politikanë në vend.

Në artikullin e gazetës “Le Figaro”, thuhet se Komisioni Evropian ka siguruar financimin e kësaj fushate në kuadër të programit “Ligj, Barazi dhe Shtetësi”.

Këshilli i Evropës më 28 tetor nisi një fushatë kundër diskriminimit ndaj grave që mbajnë shami. Në llogarinë e Këshillit Evropian në Twitter u publikuan Imazhe të grave me shami të njësisë kundër diskriminimit ku në postim thuhet: “Liria është në shami”, “Shamia ime është zgjedhja ime”, “Sill lumturi dhe pranoje shaminë time” dhe “Ashtu siç është bukuria në diversitet edhe liria është në hixhab”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re