Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, ka deklaruar se vendi i tij “nuk ka plane” për të zhvendosur ambasadën në Kuds.
“Tani për tani, Franca nuk ka ndërmend për të zhvendosur ambasadën e saj në një qytet tjetër përveç Tel Aviv-it“, tha Le Drian, gjatë një interviste për RTL Radio. Ai tha se palestinezëve u nevojitet shpresë, ndërsa pala izraelite duhet të marrë përgjegjësi, duke shtuar se, “Franca do të mbështesë çdo proces paqësor në rajon”.
Sipas Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme, Le Drian do të jetë në Washington më 18 dhjetor për të takuar homologun e tij amerikan, Rex Tillerson, për të adresuar çështjet për Kudsin, Sirinë dhe Korenë Veriore.
Pavarësisht kundërshtimit të gjerë ndërkombëtar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në fillim të këtij muaji njoftoi vendimin e tij për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, shkruan aa.
Kudsi mbetet në zemër të konfliktit Palestinë-Izrael, me palestinezët duke shpresuar që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli, mund të shërbejë përfundimisht si kryeqytet i një shteti të ardhshëm palestinez.
Pas lëvizjes së presidentit Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi Parisin më 10 dhjetor, duke takuar presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili gjithashtu hodhi poshtë vendimin. Gjatë konferencës për shtyp, Macron theksoi se i ka thënë Netanyahu-n se vendimi i presidentit amerikan për Kudsin është “një kërcënim për paqen” dhe “ne jemi kundër atij”. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re