E gjithë Franca e admiron të riun mysliman Ezzedine Hamdi, i cili shpëtoi 17 persona, duke përfshirë një foshnjë, të bllokuar në zjarr.

Sipas France Bleu, një zjarr ka rënë dje në katin e sipërm të një pallati dykatësh në qytetin Romans-sur-Isere.

Ezzedin Hamdi, i cili punon si bukëpjekës pranë ndërtesës, shpëtoi 17 persona. Pavarësisht flakëve, ky i ri trim ka hyrë me ndihmën e një shkalle nga dritarja dhe ka shpëtuar njerëzit.

Shumë në Francë në rrjetet sociale e admirojnë veprimin e shpejtë dhe të guximshëm të këtij të riu. Shumë përdorues të Twitter besojnë se Ezzedin-it duhet t’i jepet Medalja e Nderit për heroizmin e tij.

Baptiste Davis, një nga zjarrfikësit, tha më vonë se flakët në ndërtesë arritën një lartësi prej pesë deri në gjashtë metra. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re