Franca pritet që me 11 majë të nisë me lehtësimin e masave kufizuese ndaj qytetareve të vendosura prej javësh në kuadër të mbrojtjes nga koronavirusi. Autoritet franceze kanë bërë me dije se për të monitoruar situatën dhe ndërshkuar qytetarët e pabindur do të përdorë kamerat e vëzhgimit.

Përmes këtyre kamerave pritet që të monitorohen se sa njerëz kanë vënë maskat dhe kush nga ta po e respekton distancën sociale.

Qyteti turistik Cannes në Francë, ka prezantuar programin monitorues, i cili do të instalohet në tregjet e jashtme dhe në autobusë. Ende nuk dihet se cilat qytete tjera do ta miratojnë këtë mbikëqyrje dixhitale.

Nga firma franceze Datakalab thonë se kjo metodë nuk shkel ligjin e të dhënave të BE-së për privatësinë. Ndërkohë deri më tani në Francë 24 895 persona kanë humbur jetën, ndërsa 168 693 të tjerë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re