Skip to content

Franca “shënjestron” 76 xhami: çfarë bëhet aty brenda?

Qeveria franceze do të nisë një valë masash, “masive dhe të pashembullta”, për të luftuar ekstremizmin fetar, tha të mërkurën ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, duke shtuar se një hap do të ishte inspektimi i 76 xhamive, njoftoi Reuters.

Darmanin tha në Twitter se rezultati i këtyre hetimeve, nëse vendosen lidhje me ekstremizmin, mund të jetë mbyllja e disa xhamive.

Qeveria franceze e presidentit Macron ka premtuar të ndërmarrë veprime kundër asaj që disa zyrtarë publikë e kanë quajtur “armik të brendshëm”.

Qeveria franceze gjithashtu ka ndaluar punën e Kolektivit për Luftimin e Islamofobisë në atë vend (CCIF).

Ministri Darmanin tha se, me urdhër të Macron-it, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për të mbyllur CCIF, një organizatë jo-qeveritare që monitoroi dhe paralajmëroi presionin dhe diskriminimin e pësuar nga myslimanët në Francë.

Darmanin akuzoi CCIF se njihet si një “organizatë islamike” për vite me rradhë.