Franca ka nisur aktivizimin e gjeneratës së pestë të rrjeteve mobile (5G) dhe aktivizimet e para të frekuencës janë të rezervuara për përdoruesit që janë pajtuar më parë në shërbim.

Mediat lokale raportojnë se rrjeti celular 5G është i disponueshëm në zonat ku kompanitë e telekomunikacionit kanë instaluar 500 antena provë dhe vetëm në nëntë qytete të mëdha franceze.

Rrjeti 5G është një teknologji e shumëpritur, por gjithashtu promovohet si një teknologji që do të thellojë luftën kundër ndryshimit të klimës.

Në një deklaratë në faqen e internetit, drejtori ekzekutiv i operatorit celular amerikan Verizon, Hans Vestberg, tha se 5G ka potencialin për të ulur konsumin aktual të energjisë deri në 90 për qind.

Ai shtoi se përdorimi më efikas i rrjetit elektrik do të promovonte përdorimin e energjisë së pastër dhe të ripërtëritshme.

CEO i Orange, Stephane Richard, i tha medias franceze RFI se zgjerimi i rrjetit 5G do të ishte një proces i ngadaltë.

“Këtë dimër, rrjeti nuk do të zgjerohet në një numër të madh përdoruesish. Kjo është një temë për 2021, veçanërisht në gjysmën e saj të dytë,” tha Richard.

Rregullatorët francezë përcaktojnë që deri në 2022, secili operator duhet të instalojë 3,000 kulla portative, duke e zgjeruar atë në 8,000 kulla në dy vitet e ardhshme, dhe një total prej 10,000 kullash deri në 2025.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re