Skip to content

Franca do ndalojë lëvizjen turke “Ujqërit Gri”, i mendon si të Erdoganit

Qeveria franceze do të ndalojë lëvizjen turke “Ujqërit Gri”, njoftoi të hënën ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, në dritën e tensioneve midis Parisit dhe Ankarasë.

Darmanin tha se grupi ishte “veçanërisht agresiv” dhe u përmend javën e kaluar lidhur me një incident në Lyon që shpërtheu midis komuniteteve turke dhe armene.

Katër persona u plagosën në incidentin në Lyon, ku para kësaj u shkruan mbishkrime në monumentin për viktimat e armenëve, duke përfshirë dhe atë, “Ujqërit Gri”, raporton AFP.

Grupi mendohet të jetë afër presidentit Erdogan, i cili kohët e fundit shprehu dyshime në lidhje me “shëndetin mendor” të homologut francez Emmanuel Macron.

“Ujqërit Gri” janë njohur që nga vitet 1970 dhe 1980 për veprimet e tyre të dhunshme kundër aktivistëve të majtë.