Franca pavarsisht vështirësive ia del të shmang surprizat e këqija dhe të fitoj ndeshjen e parë të grupit ndaj Australisë. Kombëtarja e kangurëve kanë treguar një organizim të mirë në mbrojtje duke shmangur yjet francez dhe e mbyllën pjesën e parë në barazim.

Pjesa e dytë nis me dy penallti nga një për secilën skuadër dhe të dyja të realizuara. Për francezët shënon fillimisht Grizman ndërsa për australianët barazon në të njëjtën mënyrë me Jedinak.

Ndërsa ndeshja u vendos nga një gol i Pogba që me një trajektore të pazakontë dhe një devijim të mbrojtësit Behik. Kjo ishte ndeshja e parë ku u përdor edhe sistemi VAR për të akorduar një 11 metërsh.

Por mban të njëjtin ritëm edhe Danimarka që fiton sfidën direkte ndaj Perusë. Ndeshja është vendosur me një gol të Polsen por Peruja ka humbur shumë në këtë sfidë. Peruanët kanë kërkuar më shumë duke humbur raste të pafalshme mes tyre edhe një 11 metërsh të fituar falë sistemit VAR./Berati.TV

Francë 2-1 Australi

Shënues: Grizman 58’(pen), Pogba 81’/ Jedinak 61’ (pen)

Danimarkë 1-0 Peru

Shënues: Poulsen 58’

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re