Policia në Francë ka arrestuar një të ri, një neo-nazist, i dyshuar për përgatitjen e një sulmi në qytetin e Ardeche-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave shtetërore, Njësia Franceze e Inteligjencës (DGSI) zbuloi mesazhe që përmbanin deklarata raciste nga fansat e Adolf Hitlerit të quajtur “HeinrichHimmler88” në rrjetet sociale dhe aplikacionet e mesazheve kripto.

Më pas pjesëtarët e forcave të sigurisë arrestuan një 20-vjeçar në një bastisje në adresën ku ndodhej dhe me atë rast u sekuestruan video ku i riu kërcënonte hebrenjtë, zezakët, gratë dhe anëtarët LGBT.

Mësohet se i riu kërkonte armë për të kryer sulmin.

Me kërkesë të prokurorisë ndaj këtij personi ka nisur hetimi me akuzën “tentativë për vepër terroriste”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re