Botërori është rikthyer pas dy ditëve pushim me dy çerekfinale spektakolare. Pasdite dy skuadra kampione bote, si Franca dhe Uruguaj luftuan për një vend në gjysëmfinale. Uruguaj vinte me një mungesë të madhe, si ajo e Kavanit. Përgjatë pjesës së parë ndeshja ishte shumë e ngurtë dhe e luftuar në mesin e fushës me të dy skuadrat që po hasnin vështirësi të krijonin raste të pastra shënimi. Por në fundin e saj është mbrojtësi Varan që shënon me kokë pas një krosimi të Grizman. Në pjesën e dytë vetë sulmuesi i Atletiko Madrid bëhet protagonist kur një goditje e tij devijohet gabimisht nga Muslera në portë për të mbyllur ndeshjen. Ururguaj provon deri në fund por pa ia dalë mbanë të ndryshoj diçka.
Ndërsa stadiumi i Kazanit është një ters për të mëdhatë sepse pas Gjermanisë dhe Argjentinës bëhet edhe vendi ku eleminohet Brazili. Tiago Silva dhe Paulinjo kanë dy mundësi të mira në fillimin e ndeshjes po golin e parë e shënon Belgjika. Në një goditje këndi pas goditjes me kokë të Kompani është devijimi shokut të tij të skuadrës tek Mançster Siti, Fernandinjo që ‘’gënjen’’ Alison dhe topi pëfundon në portë. Dyfishimi belg vjen me De Bryjn që shënon një super gol në një kundërsulm të shpejt. Ndërsa pjesa edytë ishte e gjitha e Brazilit që humb raste pafund dhe shënon vetëm një gol me kokë nga Renato Augusto pas vertikalizimit të Kutinjos.
Kështu në gjysëmfinale, si një finale do jetë ajo mes Francës dhe Belgjikës ndërsa nesër vendoset edhe e dyta./Berati.TV

Francë 2-0 Uruguaj
Shënues: Varan 40’, Grizman 61’
Brazil 1-2 Belgjikë
Shënues: Augusto 76’/ Fernandinjo 13’ (a), De Bryjn 31’
