Skip to content

Francë: F-16 e Belgjikës bie në një fushë me misër, piloti mbi telat e tensionit

Francuska F16 letelegramme fr2

Autoritetet franceze thonë se një F-16 e forvave belge u rrëzua në perëndim të Francës dhe një prej pilotëve ra në një linjë elektrike.

Avioni u rrëzua pranë Lorient, Brittany, dhe askush nuk u plagos, raporton AP.

Njëri prej pilotëve u shpëtua dhe tjetri që ra mbi linjën e transmetimit u tërhoq nga skuadrat e shpëtimit.

Mediat franceze ofruan pamjet e rrëzimit të F-16, duke raportuar se avioni ra në një fushë misri.

Gjatë rrëzimit, edhe një shtëpi u dëmtua gjithashtu.

Sa për arsyet e aksidentit, u tha se një defekt në motor kishte shkaktuar rrëzimin.