Skip to content

Francë, Facebook i dërgon në gjykatë përdoruesit e gjuhës së urrejtjes

880x495 cmsv2 b1b58a12 7bd6 5cb3 8eda fb05cace3916 3985754

Facebook do të ua dërgoj gjykatave në Francë të dhënat e përdoruesve të cilët përdorin gjuhë të urrejtjes në platformën e saj.

Ky është rasti i parë që Facebook merr masa të tilla.

Vendimi ka ardhur pas një sërë takimesh mes shefit të platformës sociale dhe presidentit francez Emanuel Macron.

Ministri i çështjeve digjitale i Francës tha për Reuters se ky është një lajm i mirëpritur dhe se procesi gjyqësor ndaj tyre do të rrjedh plotësisht njësoj si për rastet e tjera me precedentë të tillë.

Në të kaluarën, Facebook ka bashkëpunuar në shtetin në zbulimin e IP adresës dhe të dhënave të tjera të identifikimit lidhur me të dyshuarit, por vetëm në rastet e terrorizmit dhe akteve të dhunes.