Policia e Parisit konfirmoi se të paktën 63 persona janë arrestuar në përleshjet e dhunshme midis protestuesve dhe policisë në demonstratat gjithëkombëtare kundër taksave në rritje dhe politikave të presidentit Emmanuel Macron.

Zëdhënësja e policisë së Parisit, Johanna Primevert u shpreh për median franceze BFM TV se 10 policë janë lënduar lehtë.

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner shkroi në Twitter se “1.500 ngatërrestarë ” janë rreth Champs-Elysees dhe pranë monumentit të Harkut të Triumfit në Paris.

Ndërkohë, qindra protestues paqësorë ishin të pranishëm në një rrugë të famshme brenda një perimetri të siguruar nga policia përmes kontrolleve të identifikimit dhe inspektimeve të qeseve.

Policia franceze ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë një grup të madh protestuesish “të veshur me jelekë të verdhë”, të mbledhur para Harkut të Triumfit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re