Kryeministri i Francës, Jean Castes, kreu i Kuvendit Kombëtar, Richard Ferrand dhe bashkëshorjta e presidentit Emmanuel Macron, Brigitte Macron, kanë hyrë në karantinë pasi kanë kontaktuar presidentin Macron, i cili sot rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.
Në njoftimin nga kryeministria dhe Kuvendi kombëtar, Castex dhe Ferrand janë vetëkarantinuar për shkak se kanë qenë në kontakt me Macronin.
Gjithashtu bëhet e ditur se testi i Castex ka rezultuar negativ.
Ndërkohë zyrtarët theksuan se Brigitte Macron nuk ka shfaqur simptoma të COVID-19 por është vetë-izoluar.
Pallati Elysee më parë njoftoi se Macron ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.