Skip to content

Francë: kosovari vetëvaret në bodrumin e gjykatës

Një 41-vjeçar kosovar u vetëvarur në bodrumin e gjykatës, në Bordo, pasi refuzonte të kthehej në Kosovë. Sipas Le Monde, Fitim Uka u vetëvar me lidhësen e kapuçit të xhupit të tij.

Ndër reagimet e para, qe ajo e avokates së tij, e cila shkroi:

“Në moshën 41-vjeçare, duke preferuar ta mbyllin në një qeli të ndotur që kundërmon vdekje, sesa të kthehet në vendin e tij, nuk mund të imagjinohet”.

I vetëflijuari do të gjykohej si pjesë e procedurës së paraqitjes së menjëhershme për shmangie nga ekzekutimi i urdhrit për largim nga Franca.

“Më 13 dhjetor, ai refuzoi të hipte në një fluturim për në Amsterdam, pastaj Prishtinë”, tha avokatja e tij, Abraham Hervé Diompy.

Klienti i saj nuk kishte dashur t’i nënshtrohej një testi PCR që kushtëzonte hipjen e tij në aeroplan, siç tregoi zyra e prokurorit të Bordos.