Yvan Colonna, një nacionalist korsik i burgosur i cili u bë simbol i tensioneve të ishullit mesdhetar me Francën kontinentale, ka vdekur pasi ra në koma pas një sulmi nga një i burgosur tjetër, sipas qeverisë franceze.
Korsika ka një histori dhune separatiste dhe qeveria është e vendosur të vëzhgojë me vëmendje çdo shenjë të saj, vetëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës.
Protestat e dhunshme tronditën ishullin pasi Colonna u sulmua nga një tjetër i burgosur në fillim të marsit.
“Rrethanat dramatike në të cilat ai u vra janë qartësisht shumë tronditëse,” tha zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal në një intervistë me radion Europe 1 të martën. “Tani është e nevojshme të bëjmë thirrje për qetësi dhe dialog”.
Mbështetësit e tij u mblodhën paqësisht në dy qytete të Korsikës për të nderuar Colonna të hënën në mbrëmje, raportuan mediat lokale.
Colonna po vuante një dënim të përjetshëm në një burg në qytetin jugor francez të Arles për vrasjen e vitit 1998 të Claude Erignac, i cili ishte prefekt i Korsikës dhe perfaqsonte shtetin francez në ishull.
Protestuesit korsikanë u përleshën me policinë pas sulmit ndaj Colonnas, duke nxitur një vizitë urgjente nga ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, i cili tha se Parisi mund të diskutojë autonominë për ishullin.
Roger Antech, kryeredaktor i gazetës Corse Matin, i tha radios FranceInfo se ai mendonte se situata do të qetësohej nga respekti për familjen e Colonna deri në varrimin e tij, por se nuk kishte “asnjë garanci se çfarë do të ndodhte më pas”.
Prokurorët francezë nisën një hetim “terrorizmi” pas sulmit ndaj Colonnas.
“E gjithë drita duhet të hidhet mbi sekuencën e ngjarjeve që çuan në këtë situatë të papranueshme,” tha Attal.
Burimi: Al Jazeera
