Në muret e tre xhamive janë shkruar kryqe dhe mesazhe anti-islamike në një tjetër incident islamofobik në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Muret e xhamive në Montlebon, Pontarlier dhe Roubaix, Francë, të cilat funksionojnë nën kujdesin e Unionit Islamik Turk për Çështjet Fetare (DITIB), janë lyer të shtunën vonë.

“Dënojmë sulmin e shëmtuar ndaj xhamive tona”, thuhet në njoftimin e DITIB.

DITIB falënderoi forcat e sigurisë dhe autoritetet franceze për bashkëpunimin, si dhe popullin francez për mbështetjen e dhënë.

“Ne bëjmë thirrje për unitet kundër veprimeve që synojnë të dëmtojnë paqen në vend. Ju lutemi të jeni të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla provokuese”, u tha nga DITIB. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re